Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit është përplasur mbi kampusin e një shkolle në zonën Uttara në pjesën veriore të Dhakës, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe disa të plagosur, sipas ushtrisë dhe një zyrtareje të zjarrfikësve.
Reuters raporton se avioni është përplasur në kampusin e Milestone School and College në zonën Uttara të Dhakës gjatë pasdites, në një kohë kur në ambient ndodheshin fëmijë.
Ndërkohë, zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ushtrisë së Bangladeshit ka konfirmuar në një deklaratë të shkurtër se avioni i rrëzuar i llojit F-7 BGI i përkiste Forcave Ajrore.
Është bërë e ditur se të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e përplasjes.