back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeAvioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje të GPS-së afër Kaliningradit të...

Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje të GPS-së afër Kaliningradit të Rusisë

Të ngjajshme

Egli Tako flet për herë të parë për Gjestin: Ishte më shumë lojë

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Egli Tako,...

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin...

Gjendja e Lamine Yamalit, Hansi Flick jep lajme të mira: Ka stërvitur mirë që dy ditë!

Lamine Yamali është afër të rikthehet nga lëndimi. Këtë...

Bejta reagon thotë se u sulmua edhe asamblistit Sami Salihu: Dhuna nuk do ta ndalë zërin politik

Asambleistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta,...

800 mijë euro dëm, hajnat e vjedhin vilën e trajnerit të Portugalisë

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e...

Një avion ushtarak spanjoll, i cili po bartte ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles, u përball me “ndërprerje” të sinjaleve të GPS-së të mërkurën në mëngjes, derisa po fluturonte pranë Kaliningradit të Rusisë, rrugës për në Lituani, njoftoi Ministria spanjolle.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth rastit.

Përveç Roblesit, avioni po bartte edhe të afërm të ushtarëve spanjollë që janë pjesë e misionit të ri të mbrojtjes ajrore të NATO-s në krahun lindor, i cili filloi në fillim të këtij muaji pasi Polonia rrëzoi dronë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

Kontingjenti spanjoll, i njohur si misioni Vilkas, që do të thotë “ujk” në gjuhën lituaneze, javën e kaluar interceptoi tetë avionë rusë që vepronin mbi Detin Baltik, tha Ministria e Mbrojtjes e Spanjës në një deklaratë të mërkurën.

Avioni që barti presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe stafin e saj ngrihet nga pista e bazës ajrore “Mihail Kogalniceanu”, pranë Konstancës, Rumani, 1 shtator.

Robles pritet ta zhvillojë një takim dypalësh me homologen e saj lituaneze Dovile Sakaliene gjatë vizitës në bazën ajrore të Siauliai mëngjesin e së mërkurës, sipas agjendës së Qeverisë spanjolle.

Ky incident e pason atë me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, GPS-të e avionit të së cilës u ndërprenë gjatë udhëtimit për në Bullgari më 31 gusht.

Një zëdhënës i BE-së tha se autoritetet bullgare dyshonin se incidenti ishte shkaktuar nga ndërhyrja e Rusisë.

Estonia dhe Finlanda gjithashtu më parë kanë fajësuar Rusinë për ndërprerjen e pajisjeve të navigimit, GPS, në hapësirën ajrore të rajonit. Rusia ka mohuar ndërhyrjen në komunikime dhe rrjete satelitore.

Shumica e aeroplanëve modernë kanë një sërë sensorësh dhe burimesh për të përcaktuar pozicionin, përveç GPS-së, që do të thotë se ata mund të fluturojnë edhe në rast se u bllokohen GPS-të.

Një komandant në bord të avionit spanjoll i tha gazetarëve që udhëtonin me Robles se incidente të tilla janë të zakonshme kur fluturohet pranë Kaliningradit, si për avionët civilë, ashtu edhe për ata ushtarakë, dhe avioni spanjoll mund të navigojë gjithashtu duke përdorur satelitë ushtarakë. /REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz