back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeAvdyli nis ditën me shkrime “emocionuese”: Nga qëllimi i luftës ndaj Albinit,...

Avdyli nis ditën me shkrime “emocionuese”: Nga qëllimi i luftës ndaj Albinit, po doni ta shkatërroni Kosovën- Kosova sua ka ka borgj

Të ngjajshme

Yamal: I fola Nicos për Barcelonën…

Lamine Yamal pranoi se i kishte hapur temën e...

Çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtja e të drejtave të autorit – Inspektorati i Tregut del në terren

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar inspektimet...

Uran Ismaili publikon platformën e plotë me 5 zgjidhjet e tij për Prishtinën funksionale (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë...

Demaku: Rreth Kurtit gjenden figura me propagandë anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku,...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxos së fundi është përkushtuar që të shkruajë statuse të shumta që lidhen me situatën aktuale në Kosovë.

Ndër të tjerash ai po kujdeset që këto shkrime të jenë sa më emocionuese.

E këtë herë Avdyliu iu drejtua opozitës.

Postimi i plotë:

Oj opozitë e Kosovës, a po e dini sa të dëmshëm jeni ba për ecjen e Republikës sonë të shtrenjtë.

Po pse po bini pre e interpretimeve të analistave e do dështakave politik që financohen me para të pista.

Kush ua ka mbush mendjen që Kuvendi, Qeveria e Kosovës nuk mund të konstituohet pa Listën e Radojqiqit e Vuqiqit.

Pse po ua jepni me dorën tuaj këtë Veto Serbisë pa u dhanë as Ahtisari.

Çka do ndodhte nëse ata ngrin kokën siq dinë veq ata dhe nuk propozojnë kandidat ose bojkotojnë institucionet.

A tia qesim drynin shtetit, hatri i Simiqit e Radojqiqit.

O koleg të mi të nderuar, ju njoh më patriotë e më të menqur se kaq?

Jeni verbuar nga urrejtja, e dëshpërimi për pak pushtet.

Nga qëllimi i luftës ndaj Albinit, po doni ta shkatrroni Kosovën, në themel.

Këtë Kosova sua ka ka borgj.

Të bëheni avokat e bllokues të shtetit hatri i një partie sponzor i terrorizmit dhe sabotuese e shtetit e kushtetutës sonë, kjo nuk ju bë nder .

Mos u ligshtoni kaq shumë.

Nëse me çdo kusht doni pushtet , edhe pushtetit po ua japim, veq mos ia dorëzoni Serbisë, sovranitetin tonë .

Juve e neve qytetari na ka votu me punu për ta e për Kosovën në Kuvend e çdo kund, e për këtë kemi dhënë edhe betim.

Serbia dhe Srpska tani e gjithmonë punojnë ta zhbëjnë lirinë e shtetin tonë.

Po ju çka jeni, lidh me ta kaq shumë.

Lene SRPSKA në bojkotet e tyre e kthehuni në punë në Kuvend se u bëtë horë.

“Liria e Kosovës, e shteti ynë nuk erdhi me paketë nga Srpska, por u la me gjak e sakrificë”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz