BallinaLajmeAvancohet në UP kandidati për kryeministër

Avancohet në UP kandidati për kryeministër

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...
Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti është avancuar nga Senati i UP-së në thirrjen Profesor i Rregullt.

Avancimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Senatit të UP-së pasi senatorët e kanë marrë këtë propozim nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj.

“Hoti nuk ka kurrfarë posti zyrtar. Aktualisht është ushtrues detyre andaj unë qëndroj prapa avancimit të tij”, tha Dedaj duke iu referuar pozitës së Hotit në qeverinë në largim të Kosovës si ministër i Financave.

Por dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, kërkoi kujdes në avancime të personave që janë në detyrë zyrtare.

“Duhet të kemi kujdes në avancim të profesorëve qe janë në detyrë zyrtare sepse kemi pas rast në të kaluarën kur nuk e kemi avancuar”, tha Dugolli.

Ndërsa prorektori për mësimdhënie, Naser Sahiti, e mbështeti propozimin për avancimin e Hotit.

“Ka raste edhe kur janë avancuar profesorët që kanë mbajtur pozita zyrtare”, tha Sahiti./Kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz