Autori rus i filmit të Putinit arrestohet në Prishtinë, dyshohet se erdhi për të mbledhur informata
BILLI·

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës. Kjo për shkak se u pa dukë bërë inçizime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi tjera ushtarako policore.

Lexo edhePodujeva bëhet me semaforë, llapjanët të lumtur bëjnë selfie pranë tyre
Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, që mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.
Kondrashov ka qenë autor i dokumnetarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.














