Atyre që guxuan t’i thonë STOP dhunës, Adelina me projekt unik për 40-vjetorin e karrierës

Adelina Ismaili di të befasojë gjithmonë. Pas performancës spektakolare ku ndezi publikun e Alba Festival në Zvicër me hitet e vjetra, diva e muzikës shqiptare nxori një projekt të ri e tejet unik.
Pesë këngë njëherësh në EP-in që e titulloi ‘’Grua’’ të publikuara me videoklipe.
Këngët vijnë dedikim për gratë, ato që siç i ka përshkruar edhe vet Adelina, filluan revolucionin në vendin tonë.
‘’Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë t’i thonë Stop dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingulli i krenarisë për secilën nga ju’’, janë fjalët e artistes për projektin.
Dhurata dhe befasia e këndshme për publikun e saj besnik erdhi pikërisht në 40-vjetorin e karrierës së saj tejet të suksesshme.

Lexo edheGreqia urdhëron pushime nga puna për shkak të vapës
‘’Grua’’, ‘’Bajat’’, ‘’Baju’’, ‘’A je ti’’, ‘’Vet kom vendos’’ dhe ‘’Liria është femër’’, janë titujt e këngëve që brenda vetes duke filluar që nga emërimi i tyre bartin mesazhe force e krenarie.
Krahas këngëve e teksteve, paraqitjes të kuruar deri në detajin e fundi, Adelina në këtë projekt dëshmoi edhe njëherë edhe talentin e saj në aktrim, fushë në të cilën publiku nuk e ka parë prej kohësh.














