BallinaSportAtletja kroate e bën shqiponjën dykrerëshe pasi e fiton garën

Atletja kroate e bën shqiponjën dykrerëshe pasi e fiton garën

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Atletja kroate Sandra Perkovic i është gëzuar triumfit në një garë ndërkombëtare të atletikes në Kroaci, duke e bërë me duar simbolin e shqiponjën dykrerëshe.

Perkovic fitoi bindshëm në hedhje të diskut, të cilin e flaki 67.60 metra larg, duke e lënë në vendin e dytë kubanen Yaime Perez dhe në vendin e tretë amerikanen Valarie Allman, transmeton Gazeta Express.

Por, festimi i saj – i ngjashëm me atë të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit – mori vëmendjen saqë pas triumfit Perkovic u pyet nëse i kishte imituar ata.

Xhaka dhe Shaqiri shkaktuan polemika të mëdha në Kupën e Botës këtë verë në Rusi, kur golat e shënuara në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, i festuan duke e bërë shqiponjën. Si pasojë, ata u gjobiten nga FIFA dhe morën paralajmërime mos ta përsërisin më.

Ndërkohë, Sandra, pasi e fitoi garën dhe e bëri shqiponjën, u pyet rreth festimit nga gazetari i HTV.

“Festimi im pati kuptimin se më në fund disku fluturoi”, shpjegoi Sandra. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz