Reali i Madridit është turpëruar në derbin ndaj Atleticos së Madridit, sfidë e vlefshme për International Champions Cup.
Los Blancos morën një goditje të rëndë pasi u mposhtën në Neë Jersey me rezultatin e thellë 7-3 nga Los Colchoneros. Edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, 7 gola në një ndeshje nga Atletico janë shumë për Realin e Madridit që aktualisht po kalon një periudhë të errët.
Diego Costa ishte heroi i sfidës pasi arriti të realizonte plot 4 herë për Atleticon por në minutën e 65-të sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle u kthye nga ëngjëll në djall pasi u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke që pati me Dani Carvajal. Të njëjtin fat pati edhe mbrojtësi i Realit.
Për Los Colchoneros shënoi edhe blerja më e shtrenjtë e kësaj vere Joao Felix i cili spikati dhe me dy asiste ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Correa e Vitolo.
Lexo edheHaradinaj bën xhudo me Majlinda Kelmendin, stërvitet nga Driton Kuka















