BallinaLajmeATK-ja ka një njoftim për ata që mbledhin kupona fiskal

ATK-ja ka një njoftim për ata që mbledhin kupona fiskal

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton rreth aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal për TM4/2017 ( tetor, nëntor, dhjetor 2017).

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, fillon nga data 01 janar 2018 deri me 31 janar 2018.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

Numri Potencial Fitues do të gjenerohet nga sistem i ATK-së në bazë të një algoritmi të përcaktuar nga ATK, duke u bazuar në numrin e plikos, emrin dhe mbiemrin (në rastet kur qytetari posedon dy mbiemra do të merret për bazë vetëm i pari) e qytetarit.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues, ATK do të organizoj tërheqjen e Fitueseve  Potencial (FP),  përmes Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së.

Për më tepër kliko linkun:

https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz