back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëAtë çfarë bënë xhamia e Plluzhinës së Skenderajt, do ta ketë lakmi...

Atë çfarë bënë xhamia e Plluzhinës së Skenderajt, do ta ketë lakmi çdo xhami tjetër në Kosovë (FOTO)

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Xhamia e fshatit Plluzhinë nuk është vetëm një vend kulti, kjo xhami daton prej vitit 1666 dhe konsiderohet si xhamia më e vjetër në Skenderaj. Por xhamia e fshatit Plluzhinë bënë diçka që pak xhami tjera në Kosovë e bëjnë. Ajo që katër vite po bënë një organizim të veçantë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Hoxha i kësaj xhamie Sadik Hoxha, së bashku me xhematin kanë vendosur, që katër vite të shtrojnë iftare në mënyrë vullnetare për personat që agjerojnë, transmeton Drenica Press.

Imami i kësaj xhamie tha për portalin Drenica Press që ky organizim është një kënaqësi, pasi në iftar mblidhen xhemati i kësaj xhamie të fshatrave Plluzhinë, Likoc, Ticë e Açarevë dhe së bashku e presin iftarin, duke bërë lutje ndaj Allahut të madhëruar.

Sipas hoxhë Sadikut vetëm gjatë këtij Ramazani janë grumbulluar mbi 6 mijë euro për gjëra ushqimore për familjet e varfëra, ku së bashku me këshillin e xhamisë po i shpërndajmë për njerëzit me nevoj.

Ai tha se një bëmirës nga Prishtina për familjet në nevoj i ka sjellur 10 mij kilogram miell dhe ka shtruar iftarin e parë të Ramazanit për xhematin e xhamisë së Plluzhinë, ndërsa nga njerëzit tjerë vullnetmirë kanë sjellur të holla për iftare dhe për pako ushqimore me vlerë mbi  2y mij euro, kështu mëshira e tyre për njerëzit ne nevoj kam besim tek Zoti se do të shpërblehet.

Në fund imami i kësaj xhamie Sadik Hoxha bëri thirrje që kush do që ka mundësi t’ju ndihmoj të varfërve dhe të sëmurëve, sepse po i ndihmove dikujt sigurisht edhe Zoti i madh do të ndihmon.

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Të Fundit

Sport

ShowBiz