back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeAstronomja kosovare fiton çmim për propozimin më të mirë doktorature në shkencat...

Astronomja kosovare fiton çmim për propozimin më të mirë doktorature në shkencat planetare në SHBA

Të ngjajshme

Aksident në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme...

Çifti i ri i showbizit? Aktorët fotografohen duke ecur bashkë

Aktori Joshua Jackson ka ndezur thashethemet për një romancë...

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen...

Astronomja shqiptare, Pranvera Hyseni, ka shënuar një arritje të veçantë në Universitetin e Kalifornisë, “Santa Cruz”, duke fituar çmimin vjetor për propozimin më të mirë të doktoraturës në Departamentin e Shkencave Planetare.

Ky vlerësim i lartë, i cili jepet vetëm një herë në vit për projektin kërkimor më premtues, shoqërohet me një grant prej 3,000 dollarësh dhe konsiderohet ndër nderimet më të rëndësishme akademike në fushën e astronomisë planetare.

Hulumtimet e Hysenit fokusohen tek asteroidët dhe trupat e vegjël të Sistemit Diellor, veçanërisht ata që përmbajnë ujë dhe përbërje organike. Ajo analizon proceset e transformimit të materialeve dhe kripërave që përmbajnë azot, duke kombinuar eksperimentet laboratorike me vëzhgime përmes teleskopëve dhe modelime teorike. Këto studime ofrojnë të dhëna të rëndësishme për kuptimin e shpërndarjes së ujit dhe mundësive të jetës në fazat e hershme të sistemit tonë diellor.

“Ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi se pasioni dhe kureshtja për shkencë nuk njohin kufij gjeografikë,” u shpreh Hyseni, duke falënderuar komisionin vlerësues dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme.

Suksesi i saj përbën një tjetër faqe të ndritur për shkencën kosovare dhe një frymëzim të fuqishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin rrugën e tyre në fushat STEM.

- Advertisement -

Të Fundit