We see many meteors from the @Space_Station but I was never able to get one on camera… this time I got lucky and filmed a #fireball, a very bright and fast meteoroid falling to #Earth at about 40km/s! Can you spot it? #VITAmissionhttps://blogs.esa.int/VITAmission/2017/11/16/the-backstory-paolo-spots-a-meteoroid-from-the-iss/ …
Astronautët filmojnë meteorin në formë ‘lëmsh zjarri’ afër Tokës (Video)

Kjo pamje e konfirmon edhe njëherë se sa bukur duket Toka nga hapësira e jashtme.
Astronauti italian Paolo Nespoli, i cili aktualisht është në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ka publikuar një video të një meteoroidi që hyn në atmosferën e dendur të planetit tonë mbi Oqeanin Atlantik.
Ai diskutoi se ishte i lumtur të ishte në gjendje të filmonte objektin qiellor, të cilin ai tha se po shkonte drejt Tokës me një shpejtësi të jashtëzakonshme, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Faqja e internetit space.com sugjeroi se një top i zjarrtë mund t’i përkiste ose Tauridit ose meteorit i quajtur Leonidi, i cili arriti kulmin pak pasi Nespoli publikoi videon më 5 nëntor.

Lexo edheKur grinden vëllezërit ndodh kjo: Ndërtoi objektin më të ngushtë në botë, vetëm që t’ia bllokoj vëllait pamjen nga deti (Foto)
And here a closer look! Make a wish… I already did
// E qui visto da più vicino! Esprimete un desiderio… Io l’ho già fatto
#VITAmission
Faqja e internetit citoi Detlef Koschny, bashkë-drejtues i segmentit të objektit afër Tokës (NEO) të programit të Ndërgjegjësimit të Situatës Hapësinore të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), duke thënë se “me të vërtetë duket si një meteor i ndritshëm, ose një lëmsh zjarri”.
Në të njëjtën kohë, Kosçni nuk e përjashtoi që objekti mund të ishte “një pjesë e rikthimit të mbeturinave në hapësirë”.
Sipas Rudiger Jehn, një tjetër bashkëdrejtues i programit NEO të ESA’s, shpejtësia e objektit ishte “dy herë më i shpejtë se një meteor tipik”./Periskopi/
// E qui visto da più vicino! Esprimete un desiderio… Io l’ho già fatto 













