back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeAsociacioni i Komunave rithekson nevojën për krijimin e Fondit Emergjent për Komunat

Asociacioni i Komunave rithekson nevojën për krijimin e Fondit Emergjent për Komunat

Të ngjajshme

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës ka ritheksuar nevojën urgjente për krijimin e Fondit Emergjent për Komunat.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë për IndeksOnlinen se mungesa e fondit emergjent për komuna është problem serioz që del në pah, sidomos në ditët si këto të fundit, ku vendi po përballet me përmbytje.

Duke theksuar se një fond i tillë është kërkuar edhe vjet më parë, Ibrahimi liston domosdoshmëritë e këtij fondi, përfshirë reagimin e menjëhershëm, trajtimin e dëmeve, transparencën dhe mbi të gjitha, nevojën për të.

“Komunat janë institucionet e para në terren gjatë fatkeqësive natyrore (vërshime, rrëshqitje dheu, zjarre). Pa fond emergjent, reagimi vonohet, rrezikohen jetët e qytetarëve, rriten dëmet materiale”, deklaroi Ibrahimi.

Ai thotë se përmbytjet tashmë nuk janë raste të rralla, pasi ato po përsëriten çdo vit dhe nuk po ka planifikim financiar të përhershëm për to.

Një fond i tillë mund të funksionojë me kritere të përcaktuara qartë, procedura të shpejta, raportim publik për çdo shpenzim”, thotë Ibrahimi.

Drejtori i AKK-së deklaron se qeveria duhet të sigurojë instrument financiar të qëndrueshëm, pasi komunat nuk kanë kapacitete fiskale të mjaftueshme dhe se buxhetet e tyre tashmë janë të ngarkuara.

“Krijimi i Fondit Emergjent për Komunat nuk është luks, por domosdoshmëri urgjente, veçanërisht në situata si këto ditë me përmbytje të vazhdueshme”, përfundoi Ibrahimi./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz