back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeAsnjë spital publik nuk ka 100% furnizim me barna

Asnjë spital publik nuk ka 100% furnizim me barna

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Si rrjedhojë e kësaj vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët shpesh herë janë detyruar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

Por në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se në dy vitet e fundit buxheti për barna është rritur dukshëm.

Rreth 21 milionë euro kanë qenë të ndara gjatë vitit 2017 për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndetësor në Kosovë, ndërsa në vitin 2018 kjo shumë është rritur në 28 milionë.

E për këtë vit ministria ka ndarë hiq më pak se 32 milionë euro, rreth 4 milionë më shumë se sa në vitin e kaluar.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se buxheti i ndarë për shëndetësi është më i madhi ndonjëherë, buxheti kap shifrën prej 234 milionë euro.

“Sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, ka ngritje të ndjeshme të përqindjes së furnizimit. Furnizim është stabil vazhdimisht po shkon drejt përmirësimit. Shumë kontrata të reja tashmë janë lidhur për furnizime, të tjera janë në proces dhe ngritja e përqindjes së furnizimit do të vazhdoj edhe më tej”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në klinikën e Onkologjisë, ku trajtohen të sëmurët me kancer dhe ku barnat janë më të shtrenjtat, siç thotë ai furnizim me Citostatikë është mbi 90 për qind.

“Situatë e njëjtë edhe në Kardiokirurgji me Kardiologjinë Invazive. Aty ku tashmë ofrohet shërbimi 24 orë për kujdesin e zemrës dhe stentimin. Ekziston furnizim i denjë me material shpenzues dhe stenta dhe qytetarët tanë nuk ballafaqohen me probleme të mungesave. Në fakt, nga mbi 1700 stentime dhe shumë operime të tjera që janë bërë në këtë klinikë, vetëm vitin e kaluar, janë kursyer mbi 10 milionë euro të qytetarëve tanë. Natyrisht, siç e thamë edhe më lartë, me lidhjen edhe të kontratave të reja të cilat janë në proces, furnizim me barna dhe material shpenzues do të ngritët edhe më shumë”, ka thënë tutje Matoshi.

Por kjo përqindje ende nuk është arritur në 100 për qind në spitalet publike. Përkundër që furnizimi me barna këtë vit është rritur dukshëm, krahasuar me vitit paraprake.

Të paktën kështu thonë në disa prej spitaleve publike të Kosovës.

Në qendrën Klinike Universitare (QKUK) këtë vit është rritur dukshëm furnizimi me barna dhe materiale shpenzuese, ka thënë për lajmi.net, Shpend Fazliu, zëdhënës në këtë institucion.

Ai po ashtu ka njoftuar se këtë vit buxheti dhe kontratat janë bartur tek Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe se, siç thotë ai, presin që furnizimi të  përmirësohet.

“Zyra për medie QKUK, ju njofton se në përgjithësi furnizimi me barna dhe material shpenzues në vitin e kaluar është përmirësuar. Këtë vit buxheti dhe kontratat janë bartur tek Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe presim që furnizimi të  përmirësohet .Me prioritet furnizohen sallat e operacionit, emergjenca, sallat e lindjes. Pra, jemi në fazën e tranzicionit/bartjes së furnizimit nga MSH, tek SHSKUK”, ka thënë Fazliu.

Edhe në spitalin publikë të Prizrenit, thuhet se ka përmirësim me barna krahasuar me vitin e kaluar, ani pse kjo përqindje nuk është arritur në 100 për qind.

Nga atje thonë se furnizimi me barna në këtë spital është 50 për qind, në të cilën janë të përfshira, siç thonë ata, të gjitha barnat.

“Ka përmirësim në furnizim me barna, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në kavartalin e parë furnizimi me barna është 50%. Në 50 % të furnizimit janë të përfshira të gjitha barnat (antibiotikë, anestetikë etj.) të  domosdoshme për shërbimet më të ndjeshme si: sallat e operacionit, anestezioni, mjekimi intenziv  dhe emergjenca.  Jemi në pritje të furnizimeve të reja që do të rris përqindjen e furnizimit me barna”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Prizrenit.

Ndërsa në spitalin publik të Pejës furnizimi me barna është rreth 75 për qind. Ndërsa thonë se ka mungesë prej 25% të barnave nga lista esenciale, të cilat kryesisht nuk janë barna vitale

“Furnizimet ne kohen e fundit janë përmirësuar dukshëm. Furnizimi nga lista esenciale mund te themi se behet afër 75%. Kryesisht me barnat vitale për anestezion, emergjencë dhe hemodializë, sallat operative etj, jemi gjithnjë të furnizuar. Mungesa prej 25% e barnave nga lista esenciale kryesisht nuk janë barna vitale”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në spitalin e Pejës. E.I /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz