Ashtu si në SHBA, e mërkura ditë zie edhe në Kosovë
BILLI·

Dita e mërkurë me kërkesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur ditë zie. Kjo në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W. Bush, shkruan Gazeta Express.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidentit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”.
Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhePresidentja kroate, me fjalë të ëmbla për Modricin
Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Express/














