back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSport“Asencio vdis”, tifozët e Sociedadit me thirrje të rënda ndaj mbrojtësit të...

“Asencio vdis”, tifozët e Sociedadit me thirrje të rënda ndaj mbrojtësit të Realit

Të ngjajshme

Gjatë ndeshjes së fituar nga Real Madridi me rezultat 2:1 në fushën e Real Sociedadit, një sektor i tifozëve të “Anoeta” ka bërë thirrje fyese ndaj mbrojtësit Raul Asencio.

Mbi të gjitha, u dëgjuan thirrjet: “Asencio vdis, Asencio vdis”, përcjell “Gazeta Express”.

Përkundër këtij fakti, gjyqtari Jesús Gil Manzano nuk e raportoi incidentin, ndryshe qysh ka ndodhur në sezonin paraprak kur ishte parë një rast i ngjashëm ku ishte shfaqur urrejtja dhe ishte paraqitur rasti në protokollin kundër urrejtjes, ndërsa ishte ndërprerë përkohësisht loja deri në heqjen e mesazheve që ishin shfaqur me baner.

Koret i kanë rrënjët në një çështje gjyqësore që e përfshinte Asencion: lojtari i Real Madridit ishte akuzuar fillimisht për incizimin dhe shpërndarjen e paligjshme të videove me përmbajtje seksuale, por çështja së fundmi u zgjidh.

Njëra prej dy viktimave të supozuara e tërhoqi akuzën dhe gjyqtari e liroi Asencion nga çdo përgjegjësi apo shkelje.

Rasti i nxjerr në pah tensionet midis raportimit sportiv dhe çështjeve ligjore, duke nxjerrë në pah se si incidentet gjyqësore mund të ndikojnë në qëndrimet e tifozëve ndaj një futbollisti.

Me heqjen e akuzave, Asencio tani shpreson të përqendrohet ekskluzivisht në karrierën e tij futbollistike pa pengesa të mëtejshme ligjore ose mediatike. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz