Asamblisti i Skenderajt s’e do rrogën e rritur
BILLI·

Teksa disa po kërkojnë rritje të pagave, të tjerë po i refuzojnë pagat e rritura.
Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Beqir Veliu, është deklaruar kundër rritjes së pagave për të dhe kolegët e tij.
Ai ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se është “i pakënaqur” me rritjen e pagës.
Veliu ka deklaruar se e refuzon “në mënyrë kategorike” pagën e rritur prej 530 eurosh në muaj.

Lexo edheKurorëzimet e rrejshme: Si u bënë shumë gra nga BE’ja nuse të Drenicës, pa dijeninë e tyre
Ai ka thënë se s’do rritje page, duke pasur parasysh faktin që bashkëvendës të tij muajin e kalojnë me ndihma sociale prej 75 deri në 120 euro.














