“As ndërkombëtarët nuk na pajtojnë me PDK-në”
BILLI

Lexo edheKy kandidat për deputet në Ferizaj ka marrë vota më shumë se Kadri Veseli (Foto)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka insistuar edhe një herë, që LDK-ja për asnjë bashkëpunim nuk do të bashkëpunoj me PDK-në, e jo më për partneritet.
Madje, ai tha se as ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, nuk do të mund t’i pajtojnë.
“Nuk ka pozitë në shtet, që mund ta ndryshoj mendjen për LDK-në”, tha Haziri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Lutfi Haziri ka folur për mos-inkuadrimin në listë për zgjedhjet e 11 qershorit, të ish-deputetit Fatmir Rexhepi.
Ai tha se vetë Rexhepi nuk ka pranuar të futet në listë.

Lexo edheKy kandidat për deputet në Ferizaj ka marrë vota më shumë se Kadri Veseli (Foto)
Haziri ka thënë se Kosovës nuk i nevojiten më shumë se 12 ministra në ekzekutivin e ardhshëm.
Nënkryetari i LDK-së ka treguar arsyen pse në të vërtet nuk kandidoi për kryeministër.
“Mustafa ka qenë target i opozitës që nga dita e parë si kryeministër dhe nuk është lënë të punojë”, tha Haziri./Telegrafi/