BallinaDrenica +Drenica KulturëArtisti nga Skenderaj, Petrit Halilaj, mban ekspozitë në New Museum në New...

Artisti nga Skenderaj, Petrit Halilaj, mban ekspozitë në New Museum në New York (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Zogjtë nuk i largohen Petrit Halilajt. Kafshët e ndryshme e kanë mbushur Instagramin e artistit.

Zogjtë nuk mund të lihen anash edhe në ekspozitën e artistit kosovar e cila u hap dje në Nju Jork të Amerikës. New Museum ka mirëpritur kësisoj punën e artistit kosovar në një hapje ekspozite e cila ka marrë vëmendjen e duhur në këtë institucion arti.

Skulpturat e vogla të zogjve i shohim në ekspozitë, shkruan KultPlus.

Petriti megjithatë ka bërë rolin e hulumtuesit para se ta hapë këtë ekspozitë. Një gërmim arkeologjik në Runik, vendin ku ai ka lindur, ka nxjerrë 505 objekte të panjohura. Petriti ka marrë objekte të ndryshme të banorëve të Runikut për ti ekspozuar në Nju Jork, në ekspozitën me kuratore Helga Helga Christoffersen.


Marrë nga Anna Di Lellio / Facebook

Vetë artisti ka qenë i pranishëm në hapjen e ekspozitës “RU”. Kritikja e artit Hettie Judan ka thënë se RU në fakt simbolizon RUnikun, RUins (gërmadhat), RUmination (Ripërtypjen) RUction (Rrotullimin) apo edhe RUMmage (Rrëkenë).

Në hapësirën ekspozuese, një film zbulon tregimet që kanë lindur prej këtyre objekteve të nxjerra nga toka. Halilaj bisedon me fqinjët për të zbuluar mitet dhe historinë e këtyre objekteve. / KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz