BallinaLajmeArritja e tankeve ruse në Serbi, Krasniqi: Ky zhvillim është alarmant, shteti...

Arritja e tankeve ruse në Serbi, Krasniqi: Ky zhvillim është alarmant, shteti serb po bëhet gati për agresion

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Tanke T-72 do të arrijnë nga Rusia në Serbi.

Këtë lajm e ka konfirmuar ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, duke thënë se po punohet për pajisjen e njësive speciale dhe të zbulimit.

“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të arrijnë si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi. Ato do t’i forcojnë ndjeshëm aftësitë tona ushtarake”, tha Stefanoviq për mediet në Beograd.

Lidhur me këtë, profesori universitar Milazim Krasniqi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, arritja e këtyre tankeve është situatë alarmante dhe se Serbia po bëhet gati për agresion.

“Ky zhvillim është alarmant. Serbia po bëhet gati për agresion. Ama, po ta pyesni Hotin dhe të ngjashmit me të në skenën tonë politike, mund t’u thotë se janë pjesë e procesit të ‘njohjes reciproke’”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.

Ky donacion përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz