Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen do t’i bashkohet Galatasarayt si transferim i përhershëm.
Nigeriani, kishte shkëlqyer në periudhën e tij në Turqi, gjë që bëri klubin turk të mendoj që ta mbajë atë në skuadër.
Kampioni i Turqisë, do të paguajë fillimisht 40 milionë euro, ku pas 1 viti do të paguajë dhe 35 milionë të tjera.
Në marrëveshjen e arritur me Napolin, Osimhen nuk mund t’i bashkohet asnjë skuadre tjetër italiane për 2 vjet.
Osimhen, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje ku shënoi 37 gola për Galatasarayn dhe ndihmoi skuadrën që të fitojë titullin si dhe Kupën./IndeksOnline/