BallinaSportArrihet marrëveshja, Higuain në Londër Morata në Milano

Arrihet marrëveshja, Higuain në Londër Morata në Milano

Të ngjajshme

Pak ditë më parë u përfol lajmi bujshëm i një shkëmbimi mes Higuainit dhe Moratës. GJithashtu u fol se Maurico Sarrii ka telefonuar Higuainit për ta afruar në Londër. Ndërsa Morata më pas do të përfundonte tek Milani, teksa kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh spanjollin,shkruan Albeu.com.

Së fundmi Sport Mediaset njofton se është arritur një marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat për shkëmbimin e Alvaro Moratës dhe Gonzalo Higuainit.

Alvaro Morata, këtë sezon mund të quhet një nga më të dobëtit e tij. Ai nuk ka bindur trajnerin Maurico Sarri teksa ka përfunduar dhe në stol. Kështu Sarri kërkon me patjetër Higuainin me të cilin ka punuar bashk për 1 sezon tek Napoli në vitin 2015-2016.

Ndërkohë Sport Mediaset njofton gjithashtu se Higuaini do të kalojë si huazim për gjashtë muaj në Chelsea, ndërsa Morata do të shkojë si huazim për 18 muaj në Milan.

Në fund të sezonit, Milani do t’ia dorëzojë Chelseat opsionin për ta blerë Higuainin për 36 milionë euro. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz