BallinaLajmeArrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra...

Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Të ngjajshme

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar korrektues, të dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë Veri, ngjarje e ndodhur më 7 gusht 2025.

I dyshuari, N.P., 52 vjeç, është arrestuar pas hetimeve të Njësive të Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me Inspektoratin e Burgjeve. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, policia po vazhdon veprimet operative për kapjen e të arratisurit, i cili ende nuk është lokalizuar. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Detajet e të arratisurit dhe veprat penale për të cilat kërkohet janë të publikuara në dokumentin e bashkëngjitur nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz