Arrestohet shqiptari që ndiqte vajzat në rrugë

Autoritetet greke në Janinë ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar që ngacmonte seksualisht gratë e reja, në zonën Kalutsiani pranë shtëpisë së pleqve.
Mësohet se prej disa ditësh mediat vendase trajtonin këtë ngjarrje të rëndë për një njeri te rezikshëm që sulmonte vajazat dhe gratë duke i terrorizuar ato me ngacmime seksuale.
Pas arrestimit doli se shqiptari kishte një të kaluar lidhur me krimin, shkruan Dosja.

Lexo edheAksident komunikacioni në rrugën për Mitrovicë, gjashtë persona të lënduar
Policia greke gjatë hetimt në ditët e fundit për sulmet ndaj grave, arriti të gjejë shqiptarin i cili është njohur nga dy viktimat e ngacmimeve seksuale. Mediet raportojnë se ai ka pranuar ngacmimin ndaj dy vajzave në fjalë, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, por pohoi se ato ishin të vetmet.
Ndërkohë, policia ka përpiluar dosjen për shkelje të dinjitetit dhe ngacmime seksuale të përsëritura. Materialet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Janinës














