BallinaLajmeArrestohet S.S. në Merdare, dyshohet për krime lufte ndaj popullsisë civile në...

Arrestohet S.S. në Merdare, dyshohet për krime lufte ndaj popullsisë civile në Vushtrri gjatë luftës së fundit

Të ngjajshme

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

“Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.

Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz