BallinaLajmeArrestohet polici që u sulmua nga vëllai i deputetit Selimi!

Arrestohet polici që u sulmua nga vëllai i deputetit Selimi!

Të ngjajshme

Inspektorati Policor i Kosovës ka bastisur banesën e policit A.I të cilin të premtën e kaluar e kishte sulmuar fizikisht, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, Ramadani.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim brenda Policisë së Kosovës. I njëjti burim, ka konfirmuar edhe arrestimin e policit A.I.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe IPK-në lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete.

Të premtën e javës së kaluar, vëllai i deputetit Selimi, nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz