Është arrestuar personi i cili ditën e sotme sulmoi një punëtor në Ferizaj.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Gazetën Express.
Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
‘’Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari me inicialet B.J ( 23 vjeç) dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore’’, ka thënë ai për Express.