BallinaLajmeArrestohet për veprat penale: ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’, ‘Spiunazh’...

Arrestohet për veprat penale: ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’, ‘Spiunazh’ dhe Falsifikim i dokumenteve’

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Policia e Kosovës, në këtë rast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NHKEK), pas një pune hetimore në teren, duke realizuar dhe aplikuar masat e fshehta të përgjimit të telekomunikimeve, më 11.12.2018, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka arritur të ndalojë të dyshuarin: E.J. viti i lindjes 1992,  m/k/sh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’,  ‘Spiunazh’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’, andaj i njëjti është shoqëruar në njësinë kompetente për procedura të mëtejme.

I dyshuari, dyshohet se ka përpiluar një dokument të rremë  gjoja se është zyrtar në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe  atë dokument e ka përdorur në kohën kur është ndalur nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinë,  duke i venë  në lajthim nën arsyetimin se është me detyra apo punë konkrete nga AKI-ja. Policia ka sekuestruar dokumentin e falsifikuar me të cilin ka vepruar dhe prezantuar në mënyrë të kundërligjshme  apo  të rreme.

Pas përfundimit të gjitha veprimeve paraprake hetimore,  i dyshuari është intervistuar në cilësi të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim mbi ndalimin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ai është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.   

Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz