Një tifozë spanjoll është arrestuar pas fyrejeve raciste ndaj futbollistit Kylian Mbappe.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Shtetit Spanjoll, përmes një deklarate publike.
Ai është arrestuar me arsyen se ka bërë gjeste dhe fyerja raciste ndaj Kylian Mbappes, në ndeshjen e Real Madridit kundër Real Oviedos, në muajin e kaluar.
Është propozuar gjithashtu një shkelje kundër Ligës kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në sport, e cila e parasheh një gjobë prej 60 mijë deri në 650 mijë euro për vepra shumë të rënda penale, si dhe një ndalim në impiantet sportive.
Po ashtu, tifozi i arrestuar sipas Kodit Penal nga Selia e Lartë e Policisë së Asturie, mund të përballet me një dënim prej tre vitesh burgim, për shkak të gjuheës së urrejtjes./IndeksOnline/