BallinaLajmeArrestohet një person për aksionin e VV-së te shtëpia e Kadri Veselit...

Arrestohet një person për aksionin e VV-së te shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Policia e Kosovës bënë të ditur se në vazhdën e hetimeve të vazhdueshme, njësia rajonale e hetimeve në Mitrovicë, me datën 21 shtator 2016, fillimisht ka shoqëruar për intervistë të dyshuarin E. A. 21 vjeçar, mbi dyshimet e ngritura për ’asgjësim, dëmtim të pasurisë’ ndaj një automjeti zyrtar të Policisë të ndodhur me datën 26 gusht 2016 në rrugën “Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.

“Duke e bazuar në prova materiale i dyshuari me datën 26 gusht 2016, ka qenë pjesëmarrës në protestë në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, i dyshuari në fjalë me veprimin e tije ka dëmtuar automjetin zyrtar. Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit E. A., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘asgjësim, dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Veriu.info.

Veriu.info mëson se personi i arrestuar ishte pjesëmarrës në aksionin e Vetëvendosjes, ku më 26 gusht ishte tentuar vendosja pranë shtëpisë së Kadri Veselit e një panoje në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz