BallinaLajmeArrestohet një person pasi falsifikonte para 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20...

Arrestohet një person pasi falsifikonte para 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro

Të ngjajshme

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Punë edhe gjatë natës për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka...

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë...

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

Me datë 23.09.2020 Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si: 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar:

 Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
 Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët,
 Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
 Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
 Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
 Njëqind e gjashtëdhjetë (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
 Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
 Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe
 Dy telefona celular.

Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar, në konsultim me prokurorin
kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz