back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeArrestohet një person në Prishtinë për ngacmim përmes emailit

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim përmes emailit

Të ngjajshme

Konjufca takon ambasadoren finlandeze

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Sonte finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova

Numërimi mbrapsht ka nisur! Vetëm pak orë ndajnë publikun nga...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”, pas raportimit të një rasti që dyshohet të ketë zgjatur për më shumë se një muaj.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në periudhën nga 20 janari deri më 25 shkurt 2026, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme përmes emailave ka ngacmuar dhe ofenduar një viktimë femër kosovare, transmeton lajmi.net.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë më 26 shkurt 2026. Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Raporti i plotë: 

NGACMIM

Prishtinë 20.01.2026-25.02.2026 – NN.  Me 26.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  në vazhdimësi  përmes emailave e kishte ngacmuar- ofenduar në mënyra të ndryshme viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz