BallinaLajmeArrestohet një person në Podujevë, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz...

Arrestohet një person në Podujevë, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Të ngjajshme

Greqia pritet të njoftojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të njoftojë këtë të...

Kurti në veri, pritet hapja e filialit të Administratës Tatimore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar sot...

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në...

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Policia ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një lokal në Podujevë, ku dyshohet se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit. Sipas raportit policor, rasti është raportuar rreth orës 20:55, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe materiale të ndryshme që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

“Podujevë 09.02.2026, 20:55. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar është duke u zhvilluar veprimtari e pa ligjshme e bixhozit. Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz