back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeArrestohet një person në Gjermani, dyshohet se planifikonte atentate ndaj politikanëve

Arrestohet një person në Gjermani, dyshohet se planifikonte atentate ndaj politikanëve

Të ngjajshme

Prokuroria Federale në Gjermani njoftoi arrestimin e një 49‑vjeçari, të dyshuar si anëtar i grupit të njohur “Qytetarët e Rajhut”, i cili planifikonte atentate ndaj politikanëve.

Mes emrave në listën e supozuar të “të dënuarve me vdekje” përmenden ish‑kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel, si dhe ish‑ministra të tjerë federalë.

Sipas The Guardian, i arrestuari, i identifikuar me inicialet Martin Sh. dhe me shtetësi gjermano‑polake, u ndalua mbrëmjen e së hënës në Dortmund.

Autoritetet deklaruan se ai kohët e fundit organizonte sulme përmes një faqeje që e kishte titulluar “Politika e Vrasjeve”, transmeton TCh.

Në atë faqe ai shpjegonte një skemë ku mbështetësit do të dërgonin donacione në kriptomonedha, si “shpërblim për kapje”, për persona që do t’i kryenin vrasjet e politikanëve të cilët ai i quante “kundërshtarë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz