Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte
dp

Lexo edheKurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë

Një pjesëtar i nacionalitet serb është arrestuar në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.
I arrestuari dyshohet se ka kryer krime lufte.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Lexo edheKurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë
Kossev raporton se i arrestuari është D.P. ish pjesëtar i Policisë së Kosovës. Elshani ka deklaruar se nuk mund të japë më shumë detaje meqë në aksionin e arrestimit s’ka marrë pjesë njësia për rajonin e Veriut.
“Po, ky burrë u arrestua në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detajet sepse njësia për rajonin e Veriut nuk mori pjesë në arrestim. Ai u arrestua nga Njësia e Krimeve të Luftës nga Prishtina, ku më pas u transferua’’, ka thënë ai.