Arrestohet në Jarinjë personi i kërkuar për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë dhe pjesë të uniformës së Policisë
dp

Lexo edheLejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet vozitësi

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 17 gusht, rreth orës 12:20, shkruan lajmi.net.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë, si dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
“Po ashtu, në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një telefon me SIM-kartelë”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edheLejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet vozitësi
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/