BallinaLajmeArrestohet mashtruesi që për tri vite falsifikoi dokumentet e invalidëve të luftës

Arrestohet mashtruesi që për tri vite falsifikoi dokumentet e invalidëve të luftës

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerr aktvendim për ndalimin e personit D.G. i arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se nga muaji tetor 2015 e deri në muajin mars 2018, në mënyrë ta vazhdueshme gjatë kryerjes së detyrës si agjent në kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”, dega në Podujevë, ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së, dhe ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit.

I pandehuri D.G. personave të autorizuar të kësaj qendre ia ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.  Me këto veprime i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.G. pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, si dhe, rreziku i ndikimit tek të dëmtuarat dhe dëshmitarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz