back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëArrestohet lideri i opozitës ruse

Arrestohet lideri i opozitës ruse

Të ngjajshme

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni është arrestuar gjatë protestave të organizuara prej tij, në prag të betimit të Vladimir Putin si president. Me sloganet “Rusia pa Putin” apo “Poshtë Cari”, opozitarë përqark Rusisë janë bashkuar për të protestuar kundër mandatit të katërt të Putin si president i vendit.

Në prag të inagurimit të Vladimir Putin në mandatin e tij të katërt presidencial, opozita po zhvillon një sërë protestash përqark Rusisë.

Aleksei Navalni, të cilit ju ndalua kandidimi në zgjedhjet e marsit, është organizator i këtyre protestave. Por ai është arrestuar nga policia sapo ka mbërritur në tubimin e Moskës. Sipas raportimeve, kreu i opozitës është detyruar të qëndrojë në një vendndodhje sekrete mbrëmjen e të premtes për të marrë pjesë në tubim.

Së bashku me Navalnin, edhe dhjetëra persona të tjerë përqark vendit janë arrestuar nga autoritetet, të cilat nuk kanë aprovuar protestat në Moskë e Shën Peterburg.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Pushkinit në kryeqytet duke thërritur slogane si “Poshtë Cari” dhe “Rusia pa Putin”.

Kujtojmë se Vladimir Putin u rizgjodh president me më shumë se 76% të votave, duke shënuar rezultatin e tij më të mirë në zgjedhje. Por opozita dhe disa vëzhgues ndërkombëtarë raportuan parregullsi të përhapura në votime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz