back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaBotëArrestohet kosovari, pasi dhunoi një 29 vjeçare

Arrestohet kosovari, pasi dhunoi një 29 vjeçare

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane

Princesha e Kurorës Norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një 25-vjeçar nga Kosova, rezident ilegal në Gjermani, pasi e kapën duke abuzuar seksualisht ndaj një gruaje 29-vjeçare në Altstadt, qytezë në afërsi të Hamburgut.

Siç ka njoftuar Policia gjermane të hënën, gruaja kishte qenë qëndruar në një restorant së bashku me kosovarin, me të cilin ishin takuar spontanisht.

Sipas policisë, 25-vjeçari nga Kosova i kishte ofruar asaj transport me veturën e tij për ta dërguar në shtëpi. Por, gjatë rrugës, siç thotë policia, kosovari e kishte nxjerr jashtë veturës 29-vjeçaren dhe më pas e kishte futur në pjesën e prapme të veturës.

Një dëshmitar e kishte lajmëruar policinë dhe zyrtarët policorë kishin arritur në vendin e ngjarjes, në rrugën “Hamburger Hobstrasse”. Siç raporton mediumi “Hamburger Abendblatt”, 25-vjeçari nga Kosova kishte qenë duke abuzuar seksualisht me 29-vjeçaren, kur kishte mbërritur policia në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, 25-vjeçari është arrestuar. Ai është rezident ilegal në Gjermani.

Sipas mediumit “Hamburger Abendblatt”, Policia ka ngritur një kallëzim penal ndaj kosovarit edhe mbi dyshimin për qëndrim ilegal në Gjermani. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz