BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për shkaktimin e zjarrit në ndërtesën në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për shkaktimin e zjarrit në ndërtesën në Prishtinë

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një i dyshuar është arrestuar për shkaktimin e zjarrit në dy objekte në Prishtinë.

Sot rreth orës 15:30, Policia thotë se ka marrë informatën se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, është duke dalë tym prej dy objekteve, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz