BallinaJetëKurioziteteArrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, i gjendet një ‘thes’ me para të...

Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, i gjendet një ‘thes’ me para të falsifikuara

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare.

Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha.

Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara.

Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.

Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët.

Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare.

Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.

Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz