Arrestohet avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas
BILLI·

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj i cili dy javë më parë kishte sinjalizuar abuzimin seksual të nxënëses nga Drenasi, raporton Express.
Halilaj ka shkruar përmes Facebook’ut se kjo ka ndodhur pasi që ka raportuar edhe një skandal në IPK.
Ai po pretendon se është arrestuar për shkak të zbulimit të rastit, ndërkohë prokuroria e as Inspektorati Policor ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK’së. Që i dhanë dëshmi i gazetares së KTV’së, lidhur me privatësinë e rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar Halilaj.
Lexo edheSkandali seksual me të miturën në Drenas, raportohet para deputetëve
Para rreth dy javësh, 16-vjeçarja nga Drenasi (A.G), kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj.
Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.














