BallinaLajmeArrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Të ngjajshme

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me eksploziv të makinës agjentit të policisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Përmes operacionit të koduar “Zoomed In”, hetuesit arritën të identifikonin dhe të vënë në pranga autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me iniciale F. RR., i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm në Itali për vjedhje me armë, shkruan Tv Klan

Zbulimi i autorit u bë i mundur pas një analize të hollësishme të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në disa akse rrugore, të cilat ndihmuan policinë të gjurmonte lëvizjet e tij. Interesant është fakti se 32-vjeçari u kap në fshatin Zhejë të Kurbinit, teksa udhëtonte pikërisht me të njëjtin motor që kishte përdorur ditën kur vendosi lëndën plasëse në automjetin e efektivit.

Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit, policia gjeti edhe një armë gjahu pa leje, për të cilën ka nisur procedimi penal ndaj babait të tij 66-vjeçar.

Ndërkohë që motori dhe arma janë sekuestruar në cilësinë e provës, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës për të identifikuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin në realizimin e këtij sulmi.

Sa i përket shpërthimit, polici ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk ka konflikte. Dyshohet se sulmi me tritol mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai ushtron prej disa vitesh në sektorin e Krimeve në Policinë e Lezhës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz