BallinaLajmeArrestohet 20 vjeçari që vidhte nëpër barnatoret dhe furrat e Vitisë

Arrestohet 20 vjeçari që vidhte nëpër barnatoret dhe furrat e Vitisë

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të moshës 20 vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në tri barnatore dhe dy furra buke në Viti.

Sipas policisë, i arrestuar është 20 vjeçar dhe është banor i fshatit Tushaj, të komunës së Kaçanikut, shkruan Indeksonline.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Pas një pune të gjatë dhe mirë të organizuar  operative hetimore, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë lokalizuar dhe e kanë arrestuar të dyshimtin  E. T. (1996) me banim të përhershëm në fshatin Tushaj Komuna e Kaçanikut. I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në lokalet e stacionit policor në Viti.

Janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se i njëjti është i përfshirë në së paku  pesë (5) vepra penale të “Vjedhjeve të rënda” : tri barnatore farmaceutike dhe dy furra buke   të gjitha në Viti .

I njëjti dyshohet se këto vepra penale i ka kryer në bashkëveprim  me dy të dyshuar të tjerë Shqiptar Shtetas të Kosovës  të cilët janë arrestuar ditë më parë po nga policia e Kosovës njësitet hetuese të Vitisë.

Këto vjedhje kanë ndodhur brenda muajit Shtator dhe Tetor 2016 .

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit Departamenti për Krime të rënda i dyshuari është ndalur për 48 orë .Rasti është duke u hetuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz