back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeArrestohen tre persona për ‘vjedhje e rëndë’ në MItrovicë

Arrestohen tre persona për ‘vjedhje e rëndë’ në MItrovicë

Të ngjajshme

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Paralajmëron eksperti amerikan, Kupchan: Marrëdhëniet Kosovë–ShBA në një pikë të ulët

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në...

Pothuajse 64 mijë votues nga diaspora të regjistruar — afati mbyllet nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka mbetur...

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tunelin e parë në Mitrovicë,  në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.

Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga  shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që  pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelemendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe  në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

  • një pistoletë,
  • dy thika,
  • një maskë,
  • një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.

Ndaj të dyshuarve A. P., 19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E. S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u  është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve  është  ngritur  kallëzim penal  për veprën  penale ‘vjedhje e rëndë’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz