Arrestohen për rrëmbim dy persona në Han të Elezit
dp

Lexo edheDua Lipa reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim në bashkëkryerje” në Han të Elezit.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 13 shtator 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 16 shtator janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Për ecurinë e hetimeve është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka vendosur që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.

Lexo edheDua Lipa reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
“RRËMBIM & BASHKËKRYERJE. Hani i Elezit 13.09.2026 – NN. Me 16.09.2026 pas disa hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur. Lidhur me ecurinë e hetimeve është njoftuar prokurori me vendim të të cilit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosvës./Indeksonline/.