BallinaLajmeArrestohen katër persona të dyshuar për tentim grabitje në Fushë Kosovë

Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim grabitje në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, bazuar në informacione të mara në rrugë operative, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, me targa të Republikës së Kosovës, ku kanë arrestuar 4 persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: Një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë doreza, gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar:

L.B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

E.M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

N.Z, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

N.M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz