BallinaRegjionaleDrenasArrestohen 5 zyrtar të komunës së Drenasit!

Arrestohen 5 zyrtar të komunës së Drenasit!

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në lidhje me rastin e inicuar në muajin prill, nën dyshimet për përfshirje të zyrtarëve në vepra penale si ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë’, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka intervistuar 5 persona në Drenas, përcjell “Zëri.info”.

Sipas njoftimit për media me vendim të prokurorit pas intervistimit këta 5 persona janë dërguar në ndalim prej 48-orësh.

Njoftimi i plotë:

Po ashtu sot me 31/05/2019 në komunën e Drenasit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacioneve zyrtare nga vetë Komuna e Drenasit, ka ndërmarrë veprime policore lidhur me një rast të iniciuar me datën 12.04.2019, i cili ka të bëjë me dyshimet për përfshirje të disa zyrtarëve në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrimi në detyrë’, që ndërlidhen me një projekt tenderues të disa viteve më parë. Pas hetimeve të kryera në cilësinë e personave të dyshuar janë intervistuar pesë (5) persona, prej tyre tre zyrtarë të kësaj komune, një ish zyrtar i komunës dhe një person i kontraktuar për menaxhimin e projektit tenderues, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në ndalim për 48 orë. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së mundshme edhe të personave të tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz