back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestimi i ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, Brahimaj: Kur ka trazira...

Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, Brahimaj: Kur ka trazira atje ndodh një arrestim në Kosovë dhe anasjelltas, po ia mbajn zhagun njëri-tjetrit

Të ngjajshme

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj sot para seancës së 51-të të Kuvendit të Kosovës është deklaruar në lidhje me kërkesën që ka dorëzuar dje Presidentja Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese për të zgjatur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo kërkesë ndonëse është e vonuar, është e shumëpritur.

“Është dashur më herët me bë një gjë të tillë, ne presim vendim prej Gjykatës Kushtetuese të cilin do ta respektojmë me përpikmëri. Nëse Gjykata e vazhdon me neglizhu me e kthy një vendim, vendimi i Vjosës është mëse i nevojshëm edhe pse i vonuar, mendoj se është dashur të bëhet më herët”, ka thënë Brahimaj.

Ai ka thënë se me zhvillimet e fundit nuk beson që Kuvendi mund të konstituohet para datës 26 korrik.

“Me këto zhvillime nuk besoj që Kuvendi mund të konstituohet para datës 26, nuk ka ndryshim të asnjë qëndrimi nga asnjë parti as nga Aleanca. Nëse ata e ndryshojnë kandidatin ne jemi të gatshëm me votu që sot”, ka shtuar Brahimaj.

Në lidhje me arrestimin e djeshëm të ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, Brahimaj ka thënë se kjo është një lojë taktike e Serbisë ndërsa iu ka bërë thirrje ish ushtarëve të UÇK-së të mos kalojn nëpër Serbi.

“Çdo herë kur Vuçiqi ka trazira në Serbi ndodh një arrestim në Kosovë dhe anasjelltas në Serbi. Këta po ia mbajn zhagun njëri tjetrit për me qëndru në pushtet , por sido që të jetë unë kisha thënë që asnjë ushtar i UÇK-së për 2-3 orë më rrotull të kaloj përmes Shqipërisë e Malit të Zi dhe në asnjë rrethanë përmes Serbisë. Po ashtu, forcat policore nuk duhet me kalu nëpër Serbi”, ka shtuar Brahimaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit