back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareArratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu

Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Një shqiptar është arratisur të hënën nga burgu i Trapanit, në Sicili, ku vuante dënimin për trafik droge.

Sipas “La Repubblica” i arratisuri Lekë Luca, 34 vjeç. Ai është arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut “San Giuliano”. Të njëjtat burime sqarojnë se arratisja ka ndodhur rreth orës 15.00 kur përfundonte orari ajrimit.

Gardianët kanë shkuar për të udhëhequr të burgosurit në qeli, por kanë konstatuar se Luca mungonte. Menjëherë është dhënë alarmi dhe patrulla të shumta karabinierësh dhe policie janë vënë në lëvizje për të gjetur 34-vjeçarin, që dyshohet se është pritur nga dikush me makinë jashtë mureve të burgut.

Kjo është hera e dytë që Luca arratiset nga burgu dhe agjentët e kanë konsideruar aktin e tij sa spektakolar aq edhe akrobatik. Në korrik 2017 ai ishte arratisur nga burgu i Civitavecchia së bashku me një bashkatdhetar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz